I riu me motor përplaset keq me shtyllën, dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident i rëndë ka nodhur në qytetin e Durrësit, ku një 30-vjeçar që udhëtonte me motor është përplasur me nëj shtyllë.

Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen nr 14 Durrës ku shtetasi, E.T ka humbur kontorllin e motocikletës dhe është përplasur me shtyllën.

Ai eshte derguar ne spital, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 22.03.2019, rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, shtetasi E.T., 30 vjeç , duke drejtuar motorçikletën e tij , ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit, si pasojë e përplasjes shtetasi E.T.,është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve .

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori