I riu i zë prit bashkëfshatarit për t'i rrëmbyer çantën me para
Një i ri nga fshati Ngjeqar i Roskovecit ka gjetur mënyrën sesi të shtjerë në dorë 3.5 milionë lekë një bashkëfshatari.

Duke e ditur se 49-vjeçari A.Ç. do të dilte me para nga dera, ai i ka zënë pritë dhe i ka rënë me shkop në kokë e pasi e ka trullosur, ka tentuar t’ia mbathë bashkë me paratë. Por, duket se nuk ka mundur, sepse i plagosuri i ka mbajtur fort.

Policia e Fierit njoftoi sot se e ka kapur dhe e ka arrestuar djalin në fjalë, person i shpallur në kërkim pak aktit që kreu. Ai quhet Paulo (Patriot) Zeka, 24 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Arrestimi u bë pasi në Roskovec, kur ka goditur me një shkop druri në hyrje të banesës shtetasin A.Ç, 49 vjeç, ka tentuar t’i rrëmbejë me dhunë çantën me rreth 3.500.000 lekë.
Shtuar më 04/09/2016, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori