Presidenti Ilir
Meta ka falenderuar Gramoz Ruçin pasi ky i fundit e ka ndihmuar të rimarrë një pikturë të Isa Boletinit të cilën e kishte në Kryesinë e Kuvendit, kur e drejtonte këtë institucion.
Në një postim në rrjetet sociale,
Meta thotë se tani
ndihet “më i qetë dhe më i fortë”.
“Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”. Edhe Ai besoj
ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin”, shkruan
Meta.
Postimi i plotë
Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!
Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.
Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me
mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj
ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.
Shtuar më 14/10/2020,
ora 09:58