I ra dollapi i shkollës sipër, vdes 9 vjeçari shqiptar
Një djalë nëntë vjeçar ka vdekur pasi e zuri një dollap me kyç në një shkollë në Essex, Angli.

Kjo ndodhi të enjten në mbrëmje, në një klub noti në Shkollën e Great Baddoë në Chelmsford.

Leo Latifi, u dërgua në spital por nuk mundi ti përballonte lëndimet e marra dhe më vonë vdiq.

Mësohet 9 vjeçari kishte origjinë shqiptare nga i ati ndërsa nëna është agleze.

Policia e Essex tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur ra nga një dollap me kyç dhe ky i fundit e zuri poshtë.

Maria Rumsey, mësuese në St Michael, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin "të tronditur dhe tepër të pikëlluar" nga vdekja e Leos.

Gjithashtu ajo shprehu ngushëllimet e saj: "Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në Shkollën e Mesme Baddow, janë me familjen dhe miqtë e fëmijës që vdiq dje në mbrëmje, në shkollën e tij dhe në klubin e notit".

Shtuar më 25/05/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori