I qetë e me kufje në vesh, Rama injoron keq Kryemadhin në Kuvend

Pëlqej
Ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seanca e dytë e Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Si pozita edhe opozita e kanë nisur me vrull, duke akuzuar njëri tjetrin në sallën e Kuvendit.

Por çfarë ndodhi dje, gjatë kohës kur Kryemadhi, kryetarja e LSI, po fliste kundër qeverisë Rama 2?

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk e ka pasur mendjen tek fjala e Kryemadhit por edhe ka vënë kufjet në vesh duke treguar se ai nuk do të dëgjojë as edhe një kritikë nga ish-aleati në qeverisje, LSI.

Ky veprim i Ramës është komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në një postim në “Facebook”:

Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! Sb /albeu.com/



Shtuar më 13/09/2017, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori