Riformatim i bazës dhe i forumeve, çfarë pritet të ndodhë sot në Konventën Kombëtare të LSI

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare.

Konventa do të mbahet në orën 19:00 dhe gjithçka vjen fill pasi ish-kryetari i saj Ilir Meta dorëzoi postin e presidentit të vendit.

Sipas burimeve, mësohet se LSI do të nisë një riformatim që nga baza, pra një rifreskim të forumeve.

Gjithashtu mësohet se sot veç Kryemadhit do të flasë edhe Meta.

Mësohet se LSI do të nisë riformatim që nga baza, rifreskim të forumeve dhe pritet të zgjidhen në poste drejtues persona të rinj por edhe ata që kanë kontribuar deri tani për këtë parti.

Kujtojmë se Konventa do të mbahet në Pallatin e Kongreseve./albeu.com/