Po saldonte në një anije, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në shtetin fqijn të Greqisë pasi ishte duke punuar në një kantier anijesh në Amaliapoli.

Sipas mediave greke, shqiptari po saldonte në një anijë teksa kishte hipur mbi një vinç dhe më pas është rrëzuar nga gati 15 metra lartësi.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar përfaqësuesin ligjor të komponisë dhe drejtuesi teknik.