I propozoi në arrest shtëpie, kush është biznesmeni që do të martohet së shpejti me Fjolla Morinën?

Si për ta larguar të gjithë vëmendjen nga sulmet, komentet dhe spekulimet pas ngjarjes së fundit në doganën e Morinës, ku këngëtares nga Kosova iu gjetën dy armë në çantë, Fjolla Morina, pak ditë më parë postoi një video në krah të të dashurit të saj – “Mbreti im”, siç e quajti ajo.

Ishte thjesht një ‘paralajmërim’ për atë që do të zbulonte pak ditë më pas…

Aktualisht, Fjolla është në arrest shtëpie, në Kukës, deri në një urdhër të dytë nga gjykata, por nga sa duket, kjo periudhë nuk ka qenë edhe aq e vështirë për të, meqenëse këngëtarja është në shoqëri të partnerit, me të cilin pritet të martohet së shpejti.

Biznesmeni i njohur në Kosovë, Fisnik Syla, prej disa kohësh është në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina. Së shpejti, madje, çifti do të kurorëzojë dashurinë në martesë.

Fjolla ka pranuar edhe para gjykatës se me biznesmenin Fisnik Syla është në një lidhje dashurie, madje edhe po bëhen gati për dasmë.

Pavarësisht vendimit nga gjykata e Kukësit me masën “arrest shtëpie” për Fjolla Morinën dhe “arrest me burg” 30-ditor për të dashurin e saj, përgatitjet për dasmën nuk janë ndalur.

Vetëm pak orë më parë, Fjolla postoi në Instagramin e saj unazën prej diamanti bashkë me një “zemër” trëndafilash, duke i lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur.

“Unë thashë PO”, - shkruan ajo pasi ka vënë në dorë unazën. Kush kishte dyshime për këtë përgjigje?

Ndërkohë, Prive ka mësuar se Fjolla dhe Fisniku kanë bërë plan dhe po përgatiten që ceremoninë e martesës ta bëjnë në Shqipëri menjëherë pas lirimit nga arresti. Aktualisht, këngëtarja po shqyrton detajet e eventit, fustanin, dekorin etj. Mësohet gjithashtu, se kanë nisur edhe ftesat e para të këngëtares për miqtë që do të ketë të ftuar në ceremoni.

Kush është Fisnik Syla?

Fisnik Syla, së bashku me familjen e tij, zotëron pesë biznese ushqimore në Sint-Niklaas, në Belgjikë. Familja është larguar në Belgjikë kur Syla ishte vetëm 8 vjeç. Fillimisht e nisën me hotelin ‘De Ville” dhe “T Goe Gevoel” në Grote Markt, bar-rostiçeri “Pic Nic” dhe “Ardhmëria”, në Nieuwstraat.

Shumë shpejt, familja Syla pret që të hapë edhe një dyqan të ri në ambientet e hotelierisë “De Gouden Arend”, në Grote Markt.

Në një intervistë të publikuar pak javë më parë në Indexonline, Syla tregon se Belgjika është atdheu i tyre tashmë.

“Isha tetë vjeç kur arritëm në Belgjikë me familjen, menjëherë pas luftës. Duhej të përshtateshim, por ishte edhe si sfidë për mua si fëmijë. Kam qenë një djalë i vogël, por kam përjetuar një pjesë të asaj lufte.

Ajo nuk harrohet. Ne kemi qenë në Belgjikë për saktësisht njëzet vjet. Ajo që do të qëndrojë gjithmonë me mua është jeta që ndërtuam në Sint-Niklaas. Mbaj mend shumë mirë që këtu ndiheshim shumë të mirëpritur.

Jemi shumë mirënjohës si për qytetin, ashtu edhe për shkollën Sint-Carolus. Kjo është arsyeja pse vërtet ndihemi në shtëpi sot këtu. Ne jemi njëqind për qind belgë. Kjo është e ardhmja jonë. Ne gjithashtu duam t’i japim diçka përsëri Belgjikës dhe Sint-Niklaas". /class
Shtuar më 17/10/2020, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori