Lidhja me një partner më të vogël në moshë, trendi i ri në marrëdhëniet e dashurisë! Pse vajzat tërhiqen nga meshkujt më të rinj?

Gjatë dekadës së fundit, janë bërë hapa monumentalë, madje edhe historikë, drejt marrëdhënieve në të gjitha format e ndryshme: Martesa e homoseksualëve është e ligjshme në shumë vende, aplikacionet e takimeve tani ofrojnë opsione për marrëdhënie jo monogame ose të hapura dhe ka më shumë përfaqësim të çifteve LGBTQ në media se kurrë më parë.

Ndonëse kemi ende një rrugë të gjatë para nesh kur bëhet fjalë për të përqafuar faktin se gratë mund të dalin me burra më të rinj, ky është një trend në rritje.

Gratë me partnerë më të rinjë janë përballur në mënyrë të vazhdueshme me frikë e dyshime. Është gjithmonë dikush që pyet: “Oof, mos është i papjekur?” kur dilni me dikë tek të 20-at. Me siguri e kujtoni reagimin e ashpër që mori Olivia Wilde në rrjet pasi njoftoi lidhjen e saj me Harry Styles i cili është 10 vjet më të ri. Dhe ndërsa ekziston një listë shumë e gjatë e standardeve të dyfishta rreth marrëdhënieve romantime që ekzistojnë ende në vitin 2022, është e sigurt të thuhet se lidhjet me burra më të mëdhenj kanë qenë zakonisht rruga më e pranuar kulturalisht për gratë. Deri tani.

Sipas mediave sociale, standardi mashkulli më i madh se gruaja po thyhet. Aplikacioni më i përdorur i dy viteve të fundit, TikTok është i mbushur me video që tregojnë “Përfitimet e një lidhjeje me një djalë më të ri se ti” të shoqëruara me lista me anë pozitive: mendje e hapur, gadishmëri për të provuar gjëra të reja, botëkuptime më feministe. Të famshmit që i janë bashkuar trendit, nga Kim Kardashian dhe Pete Davidson, të cilët kanë 13 vite diferencë, tek e sapomartuara Britney Spears, 40 vjeç dhe bashkëshorti Sam Asghari, 28 vjeç, tregojnë se një burrë në moshë më të re se gruaja jo vetëm që është i aprovuar nga TikTok, por funksionon edhe në realitet.

Sipas një ankete të bërë nga Match(aplikacion njohjesh) në vitin 2020, 81% e grave ishin të hapura për t’u takuar me dikë 10 vjet më të ri se ato. Po burrat? 90% duan të takohen me një grua 10 vjet më të madhe. Në një sondazh të fundit me mbi 8,000 përdorues të aplikacionit, më shumë se gjysma (59%) e përdoruesve të Bumble thonë se tani janë më të drejtpërdrejtë me partnerët për atë që kërkojnë.

Por nëse nuk keni dalë ndonjëherë me dikë më të ri, mund të mendoni se marrëdhënia do të dukej pak a shumë Episodi 4 i “Sex and the City”, “Lugina e djemve njëzet e ca vjeç”, në të cilën Carrie dhe Samantha e gjejnë veten duke u takuar me burra të rinj si gra në mesin e të 30-tave, vetëm për tu ndarë me ta menjëherë pas gjetjeve të tyre. Por, nuk ndodh gjithmonë kështu. Për shembull, Arbana Osmani e cila është 4 vite më e madhe se partneri i saj, Eduart Grishaj, ka treguar se kanë një lidhje të qëndrueshme, të fortë, larg stereotipeve dhe tashmë po presin fëmijën e dytë bashkë.

Pse meshkujt tërhiqen nga femrat më të mëdha në moshë?

Miti “sa më e madhe, më joshëses” ka ekzistuar për mijëra vjet dhe burrat janë ende të magjepsur nga gratë më të mëdha. Shumë argumentojnë se një grua më e madhe e di se çfarë dëshiron, si t’i shprehë nevojat dhe pritshmëritë e saj, dhe ajo ka shumë për të ofruar. Disa të rinj admirojnë forcën, fuqinë dhe autoritetin.

Pse gratë tërhiqen nga burra më të rinj në moshë?

Takimi pa një kërkesë moshe thjesht ju jep më shumë mundësi për të gjetur dashurinë. Shumë gra kur i bashkohen Tinder, priren lër zgjedhur burra më të rinj. Pse? Duan të argëtohen dhe kenë më shumë mundësi në grupmoshën më të re se sa me djemtë e moshës së tyre. Shumë gra që kanë arritur një moshë të caktuar, zakonisht kanë paratë e tyre dhe nuk kanë nevojë për dikë për darka të këndshme dhe udhëtime ekzotike. /panoramaplus/