I preu kokën kushëririt/ Drejtori i spitalit: Zani nuk vuante nga probleme të rënda psikike
Drejtori i Spitalit Psikiatrik Vlorë, Kujtim Llapi ka pohuar se Jorgo Zani, 30-vjeçari që i preu kokën kushëririt të tij , nuk vuante nga probleme të rënda psiqike.

Ai më tej shprehet se Jorgo Zani ka qenë i shtruar në vitin 2015">2015 në këtë spital, por më pas ka dalë për shkak se nuk kishte diagnozë të rëndë.

Kujtim Llapi theksoi se 30-vjeçari vuante nga çrregullime për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

“Kemi bërë verifikime dhe na rezulton se ky person është paraqitur ne spitalin tonë në 20 tetor 2015">2015 dhe është trajtuar deri në 5 nëntor 2015">2015. Diagnoza e rastit në fjalë është çrregullim i personalitetit nga përdorimi i substancave narkotike", deklaron Kujtim Llapi.

Sipas Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë, autori i vrasjes së 12-vjeçarit ka qëndruar në Greqi dhe është trajtuar edhe atje për po të njëjtën diagnozë. Sipas tij, diagnoza e Jorgo Zanin nuk klasifikohet shumë e rëndë.

"Më përpara ky shtetas ka qenë në Greqi dhe është kuruar në spitalin grek me antipsikotike. 30-vjeçari është larguar nga spitali ynë pas trajtimit dhe reagimit në mënyrë normale. Që nga nëntori 2015">2015 nuk kemi patur më kontakte më këtë person pasi nuk është paraqitur tek ne. Diagnoza e këtij personi nuk klasifikohet si shumë e rëndë, prandaj nuk është mbajtur gjatë në spitalin tonë. Kjo është një diagnozë që nuk përfiton as kemp, por është një diagnozë që trajtohet deri sa pacienti qetësohet. Me atë lloj diagnose mund të rrihet në spital maksimumi 2 javë", deklaron Kujtim Llapi./Albeu.com/


Shtuar më 17/08/2016, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori