I pret rrugën automjetit, vdes kalimtarja
Një 40 vjeçare ka vdekur teksa i ka ndërprerë rrugën një automjeti në qytetin e Durrësit. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se gruaja i ka ndërprerë rrugën automjetit tip “Ford Focus”, në zonën e Unazës së Kënetës.

Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të manovrojë për të shmangur përplasjen, e për pasojë 40 vjeçarja e cila ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, ka ndërruar jetë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit për të marrë dëshminë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2014, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori