“Zoti nuk ishte me të”, flet motra e hidraulikut shqiptar që u vra aksidentalisht nga bashkëatdhetarët në Greqi

Në Shqipëri, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtuirën e fundit të ndjerit, hidraulikut 39-vjeçar, i cili u vra aksidentalisht pas sherrit të ndodhur mesnatën e së martës , në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni të Greqisë.

“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ai kishte shkuar për të parë një njeshje dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të”, tha ajo.

“Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur”, shtoi motra e tij.

Autorë të kësaj ngjarjeje janë 7 shqiptarë të njohur si “Grupi L”. Ata ndodhen në Greqi, nuk ka asnjë raport se kanë tentuar të kalojnë kufirin, për t’u kthyer në atdhe.

Sipas informacioneve, grupi, pas të shtënave, është arratisur me xhipin luksoz ngjyrë argjendi dhe një mjet tjetër.

Policia e Sigurisë ka identifikuar deri tani 5 persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit hidraulik.

Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh.

Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë që po trajtojnë rastin, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë së kafenesë në Nea Joni, kanë në duar edhe gjurmët e gishtave të shtatë shqiptarëve dhe po vijojnë për identifikimin e të dhënave të tyre./albeu.com