I prekur nga COVID-19, Edi Manushi tregon hallin më të madh: Po më bezdisin miqtë!
Drejtuesi i emisioneve “E Diell” dhe “Proçesit Sportiv”, Edi Manushi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai nuk ishte mbrëmjen e djeshe për të drejtur emisionin sportiv dhe pranoi se është izoluar prej Covid.

Manushi këtë të martë ishte i ftuari i Bietës në emisionin “Ftesë në 5”.

Ai tha se ndihet mirë dhe se sëmundja nuk ka shfaqur simptoma të rënda tek ai.

Ajo që ka bezdisur më së shumti Manushin këto kohë janë këshillat e miqve në lidhje me ushqimet e trajtimin e sëmundjes.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv”.

“Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell.

Shumë njerëz më kanë marrë në telefon”, tha ai. – “Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë”, – u shpreh Manushi
Shtuar më 24/11/2020, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori