I plas goma në Janinë, zbulohet droga
Pëlqej
Një kamioni pasi ka kaluar pikën kufitare të Kakavijës, i ka plasur goma në Janinë, brenda të cilës kishte drogë. Pas incidentit me kamionin me targa shqiptare, policia greke ka zbuluar gjithçka.

Mësohet se është vënë në pranga shoferi shqiptar, 53 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa është bërë e mundur sekuestrimi i 20 kilogramë marijuanë, e cila ishte fshehur në gomë.

Bëhet me dije se kamioni me drogë kishte destinacion Athinën. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori