I plagosuri në Shkodër i dënuar, policia zbardh si vuri në pranga autorin
Pëlqej
Policia e Shkodrës ka publikuar dejate nga operacioni për kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H.B. 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë.

Ata janë shtetasit:

E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”,

D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër,

Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit:

Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër.

Bashkë me autorët është bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke i’u përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambjent më të sigurt e të qetë. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2017, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori