I plagosur në kokë e i prerë në fyt! Shtetasi në Himarë dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë ku një shtetas është gjetur i plagosur në kokë, fraktura dhe prerje në fyt.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë qënë kalimtarët e rastit që e kanë gjetur në rrugë dhe kanë lajmëruar ambulancën.

Ai është transportuar në spitalin e Vlorës, por ky i fundit e ka nisur drejtë Tiranës, pasi gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë.

"Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes".

Himarë/Informacion paraprakë

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 21/12/2020, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori