I përmendi të ëmën e ndjerë, Rama i përgjigjet ashpër Berishës
Kryeministri Edi Rama ka patur një reagim zemërimi ndaj ish-Kryeministrit Berisha, pas një mesazhi që ky i fundit kishte dërguar në emisionin “Opinion”.

"Ka marr fund fare, ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për anenë. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës”, shkruante Berisha në një mesazh që kishte dërguar tek drejtuesi i emisionit per paraqitjen e Kryeministrit.

Rama e ka cilësuar një mjerim mesazhin e Berishës, për nënën e tij që nuk jeton.

“Ca t’i them unë atij që flet për nënën time të vdekur është një kokrra e mjerimit. Ai mesazh është kokrra e mjerimit”, tha Kryeministri./Opinion.al
Shtuar më 15/10/2020, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori