I përmendi taksat, qytetari vë me shpatulla për muri Ramën dhe ia numëron një më një (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me gjendjen e rrugëve kryesore në vend.

Me anë të një videoje të postuar nga ai në Facebook, Rama deklaron se shteti është në gatishmëri të plotë duke i quajtur reshjet e dëborës, një sprovë e jashtëzakonshme e motit.

"Gatishmëri e plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit❄️"- shkruan Rama në Facebook.

Por qytetarët nuk kanë qënë dakord me kryeministrin të cilin e kanë kritikuar se shteti u kap i papërgaditur dhe ende qarqe të tëra në vend janë të bllokuara nga dëbora.

Një ndër kritikat më të forta, i është përgjigjur dhe vetë kryeministri Rama i cili është thumbuar keq nga ndjekësi i cili i kujton taksat e paguara dhe shërbimet e munguara në vend.

Debati:

Komentuesi: Ça pune?? Paguaj 10 euro per rrugen e kombit sa here kaloj e kthehem. Per kete dite e paguaj.

Rama: Nuk e paguan vetem per kete dite e paguan per cdo dite dhe ka shume rendesi qe sherbimi te behet njesoj si ne Europe, keshtu qe kur ta paguash me tej do jesh shume i qarte qe po paguan per veten tende!

Rama:Te gjitha akset kombetare pastrohen, ndersa ti nuk paguan asnje takse shtese, sepse ajo tarife atje eshte per ate rruge atje!



Komentuesi: Edi Rama paguaj 20% ne çdo hap qe hedh z. Rama, kur i hedh Nafte makines, kur blej ushqime, kur blej rroba, kur blej medikamente mjeksore etj... edhe nese pastrohen te gjitha shum mire, por mesa pash mbrem Shqiptaret u futen ne kaos vetem 30 km large kryeqytetit ne Zejmen te Lezhes e jo me nga Qafa e Buallit apo Kalaja e Dodes qe jane rruge nacionale qe lidhin qytetet me njera tjetren. Spo flasim per fshatra te cilet duan te vije muaj prill qe te jene zhbllokuar.

Shtuar më 14/02/2021, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori