Kryeministri francez: Omicron po përhapet me shpejtësi rrufeje

Varianti Omicron po “përhapet me shpejtësi rrufeje” në Evropë dhe ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar kryeministri francez Jean Castex.

Këto deklarata ai i bëri disa orë përpara se Franca të vendoste kufizime të rrepta udhëtimi për ata që hynin nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka qenë më e goditura në Europë me afro 15,000 raste të konfirmuara të Omicron.

Në të gjithë kontinentin, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë infeksionesh.

Kufizime shtesë janë njoftuar në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandë, ndërsa qeveritë kërkojnë të frenojnë valën.

Evropa ka parë tashmë më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë vdekje nga Covid-19, sipas shifrave të fundit të BE-së./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 15:21