I penduari i grabitjes në Rinas "hap sërish barkun": Kështu e modifikuam makinën
Alkond Bengasi,është një prej grabitësve të Rinasit i cili është marrë sërish në pyetje ku ka treguar përpara grupit hetimor emrat e të përfshirëve në grabitjen e Rinasit. Mësohet se Bengasi është marrë në pyetje për një orë pasditen e sotme dhe është pyetur në lidhje me detaje të reja rreth grabitjes së Rinasit.

Me anë të këtyre pyetësorëve, Prokuroria kërkon të dijë vendndodhjen e parave të grabitura. Bengasi ka treguar se ka qenë prezent në bisedën mes trurit të grabitjes që mbeti i vdekur po atë ditë, pas përplasjes me armë zjarri me policinë, Admir Muratajt dhe Oltjon Veselit.

Ai ka rrëfyer gjithashtu gjithçka që ka parë herët që ka qenë prezent në takimet mes Muratajt dhe Ragip Haxhiajdinit, i njohur si ndryshe si “Daja”, i cili është me origjinë nga Kosova.

Alkond Bengasi mësohet të ketë treguar edhe mënyrën se si furgoni i bardhë u modifikua në një makinë të Hetimit Tatimor, që të futej në aeroport pa rënë aspak në sy.

Alkond Bengasi është kushëriri i Klement Calës, të kërkuarit kryesor për grabitjenRinas. Bengasi u prangos më 22 prill bashkë me 3 të arrestuarit e tjerë Saimir Cela, Oltjon Veseli dhe Renaldo Sula.

Bengasi pranoi një ditë pas arrestimit të bëhej bashkëpunëtor i drejtësië duke treguar të gjithë dinamikën që ndodhi në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën rreth 6.7 milionë euro.


Shtuar më 17/07/2019, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori