I pari në listë për Kryeprokuror, kush është Olsjan Çela i dosjeve të "bujshme"
KLP nxorri ditën e sotme renditjen finale për kandidatët për pozicionin e Kryeprokurorit ku renditi Olsjan Çelën si të parin.

Por kush është Olsian Çela?

Ai drejtoi për 4 vite me radhë prokurorinë për Krime të Rënda, kohë gjatë së cilës u goditën banda të fuqishme kriminale.

Madje ai ka një histori përplasjeje me prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku pasi ajo e transferoi përkohësisht në institucionin e akuzës në Berat, pas një debati për dosjen “Shullazi” tek Krimet e Rënda".

I konsideruar si ‘prokurori i dosjeve të forta’, e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare.

Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.
Shtuar më 14/11/2019, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori