Ndahet nga jeta gazetari i njohur

Nebil Çika, gazetari dhe publicisti i njohur, është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë familja e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Familja ka njoftuar për vendin ku do të bëhen homazhet si dhe për orën dhe vendin e varrimit.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

Kujtojmë se Çika ka qenë edhe ish-kreu i të përndjekurve politikë.