Në një marrëdhënie të re pas divorcit më Shpëtim Saraçin? Reagon Mira Konçi (FOTO LAJM)

Një buqetë gjigante me trëndafila shuëmngjyrësh në natën e Krishtlindjesh është bërë shkas për të dyshuar nëse këgëtarja Mira Konçi ka nisur një marrëdhënie të rë dashurie pas divorcit me kantautorin Shpëtim Saraçi.

Por ka qenë vetë këngëtarja e cila ka shuar zërat. Ajo ka treguar se lulet i ka blerë vetë për veten e saj pasi e bëjnë të ndihet mirë.

“Lulet më japin një ndjesi të bukur gjithmonë, jo vetëm në momentet festive. Sepse tek lulet shoh simbolin e delikatesës së gruas. Prandaj i blej me shumë kënaqësi. Edhe këtë buqetë. Ju uroj gëzuar dhe me shumë mirësi!”./albeu.com/