I nxorri të palarat nuses në emision, rrjeti shpërthen ndaj vjehrrës (FOTO&VIDEO)

Një histori e pazakontë është trajtuar ditën e sotme në “E Diela Shqiptare” ku vjehrrë dhe nuse u përballën live dhe shkëmbyen akuza të rënda në drejtim të njëra tjetrës.

Historia ka nisur që javën e kaluar ku nusja Eglantina me profesion mësuese në Kuçovë akuzoi burrin e saj dhe vjehrrën se i kanë marrë djalin e saj vetëm 4 vjeçar dhe nuk e lënë ta takojë.

Ditën e sotme në emision ka ardhur vetë vjehrra, Nashata , edhe ajo me profesion mësuese, jo vetëm që hodhi poshtë akuzat që bëri nusja ndaj saj, por dhe akuzoi nusen se ka braktisur fëmijën dhe burrin për punën e mësueses në Kuçovë.

Përballja live mes tyre ka degjenëruar në fyrje dhe akuza të rëndë ku Eglantina, nëna e djalit vetëm 4 vjeçar kërkonte nga vjehrra të marrë fëmijën e saj.

“Gjykata ka folur njëher dhe do të flasë sërish, duhet të mos harrosh, ai ka ardhur në jetë nga unë dhe Armando, dhe sdo bëhesh kurrë, nënë dhe baba sa të jem unë gjallë.

Kam ikur të hënën në kopësht dhe fëmija më thotë: “ti sje nëna ime, nëna Tasha m’ka thënë që t'i je gogol, por ti se ke kapelen e shëmtuar.

Të lutem mos më shkatro fëmijën dhe marrëdhënien time me djalin”-tha Eglantina me lot në sy.

Kjo ngjarje ka prekur publikun i cili ka reaguar me tone të ashpra ndaj vjehrrës jo vetëm në publikun e të “Dielës Shqiptare” por edhe në rrjet.

Komentet janë të pafundme dhe variojnë me tone të ashpra e deri në akuza të rënda ndaj zonjës Natasha.

Komentusi: Nepërk që ishte vetëm fliste e fliste pa fund me c'të drejtë .... Fëmijën se beri gjyshja po nëna.... Të drejtë ka nëna mbi fëmijën e vete e jo ajo...

Komentuesi: E vjehrra qenka një mostër. ...nuk kam fjalë...normale ku e mori edukatën dhe respektin kopile hesapi... mallkuar qofshin të gjitha ato vjerra që janë si kjo mostër...

Komentuesi: Nuk njeh historia vjeherr me te keqe..me te shpifur..nje surrat i pa pare. Qe nuk pushoi nje here mor..mashtruse..ngatarrestare..mjere shpia qe e ka..cilido te ishte ne vendi.

E Eglantines do te ikte sikur te kishte edhe 15 fëmijë..nuk durohet nje njeri i tilli..me merziti mua duke e pare ne tv..thefsh qafen ..gru idjote../albeu.com/


djali by albeu



Shtuar më 26/03/2017, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori