I nxjerrin foton me Veliajn, qytetarët "masakrojnë" Erion Isain (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht debateve mes politikanëve dhe artistëve për shembjen apo jo të teatrit, duket se qytetarët janë në krah të pjesës më të madhe të artistëve.

Në komente ata shprehen për mosprishjen e teatrit ekzistues duke sulmuar kështu dhe artistët të cilët i kanë dalë në krah Veliajt për këtë projekt.

Një ndër artistët më të përfshirë në këtë çështje, është edhe aktori dhe Drejtori i teatrit të Kukullave Erion Isai i cili jo vetëm që është mbështetës i PS-së por ka dalë haptas krah Veliajt.

Gjatë përplasjes mes tij dhe Gentian Zenelajt, komentuesit nuk harrojnë postin që fitoi nga Rama, servilizmin dhe eksperiencën e tij të paktë në krahasim me aktorët e tjerë.

Komentet më epike

Komentuesit: Aktoret kane pire kafe edhe me Veliajn, Rucin e Meten. Pse i nxorre vetem foton me Bashen? Vegel e Veliajt dhe Kumbaros. I vogel

Gentian Zenelaj: Erion Isai ti e di shume mire qe teatri dhe ligji per teatrin nuk behet pa vullnet politik nga keta se nga ata..

Gjynahet e teatrit i kemi nga keta dhe nga ata.nje turi kane te tere.beteja per teatri nuk eshte vetem e artisteve eshte e gjithe qytetareve...

Eja me ne Erion Isai..eja me qytetaret e lire.edhe nese ne ate proteste ka 3_4 artiste partiake ..ka me mijera qytetare te lire. Eja me koleget e tu Erion..

Erion Isai: Nuk i heq asnje presje miku im. Te gjitha palet. 27 vjet e kane masakruar teatrin. Ja ku takohemi ne kete pike. Nuk me dhemb me shume politika se teatri miku im.

Pavaresisht bindjes time politike qe se kam shfehur kurre. Skam asnje problem dhe me artistet qe jane me bindje te tjera.

Kam me vete faktorin politik qe e shfrytezon teatrin per destabilitet. Besoj i pe pamjet e para pak minutave ne komision parlamentar

Komentuesi:Sapo u zhyte ne llumin e politikes, mjere ti se do perjetosh urrejtjen e njerezve, urrejtje qe nuk e zhben dot rroga e drejtorit qe merr. Ata do te te perdorin dhe do te te flakin si lecke e vjeter kur te mbarojne punet e tyre. Atehere do kesh nevojen e atyre qe ti shan sot! Me dhimbsesh shume

Komentuesi: I ke hip kalit mbrapsh o cun...Teater Per ata Artiste qe dalin ne proteste domethene jete... Ndersa per ty qe ne ato pak Raste qe ke pas mundsi Te Jesh pjes e atij teatri esht Asgje...Je thjesht '' Aktor Humori '' lalaa nuk ke lidhje Fare As me Mirush Kabashin as Me Robert Ndreniken!!!

Komentuesi: Kur e quan ti veten aktor qe sa here dilje ne portokalli nderroja kanal pale tani je drejtor kukullash e akoma me i peshtire me dukesh!!

Komentuesit: Një gjë duhet ta dish se të jesh aktor nuk do thotë ti dalësh në mbrojtje lali Erit, apo sulltani i madhërishëm, por të jesh artist dhe të mbartësh vlera, por kjo mbrojtja që po i bën lali erit s'të bën veçse parazit, të kaluara o lali je i ri të rreshkasësh, sa gjynah po më vjen? /albeu.com/



Shtuar më 20/06/2018, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori