I nxehti afrikan, mësoni sa do shënojë termometri për sot
Ashtu edhe si një ditë më parë, dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura të larta.

Bashkë me ditën e martë, e sotmja do të jetë një nga ditët më të nxehta të muajit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme temperaturat mund të shkojnë deri në 37 gradë celcius.

Dita e mërkurë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës e pasdites.

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme ku përsëri mesdita të shënojë vlerën e 37°C.

Era e lehtë nga kuadrati i Veriut ka bërë që mbrëmjet dhe mëngjeset ti ndiejmë të freskëta duke na bërë të harrojmë vapën e ditës.

Shtuar më 24/07/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori