Sherr me grushte në Pogradec, nisin hetimet për 2 të rinj

Policia e Pogradecit ka nisur hetimet për dy të rinj në Pogradec, pasi janë përfshirë në një konflikt ku kanë përdorur dhunë fizike.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy të tinjtë kanë goditur me grushte një shtetas tjetër.

Njoftimi i policisë

Pogradec
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 19.02.2023 13:08

Tags: