I ngul thikën në bark dhe më pas i merr 700 euro pushuesit në Sarandë
Një 31-vjeçar është plagosur dhe grabitur njëkohësisht ndërsa ndodhej në një hotel në qytetin e Sarandës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e natës në një hotel në lagjen numër 1, ku Leonard Poçi është sulmuar nga një person ende i paidentifikuar dhe është qëlluar me thikë në bark.

Më pas autori i ka grabitur Poçit 700 euro dhe është larguar. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa 31¬vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com/
Shtuar më 31/07/2016, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori