I ngul gruas thikën e bukes, arrestohet 56-vjeçari nga Fushë-Kruja
Policia e Fushë-Krujës arrestoi sot Ramazan Ramajn pasi ai kishte goditur disa herë me thikën e bukës bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 56-vjeçari">56-vjeçari ka dhunuar e më pas i ka ngulur thikën 53-vjeçares me inicialet Q.R.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në orën 00:20 në banesën e çiftit Ramaj, në Fushë-Krujë.

Gruaja është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori