I ngordhi macja, 27-vjeçari denoncon veterinerin në polici për mjekim të gabuar
Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në komisariatin numër 3 në Tiranë.
Një 27-vjeçar ka kallëzuar një veteriner, pasi i ka ngordhur
macja.
Mësohet se L.P, 27-vjeç më datën 30 nëntor të këtij viti ka bërë një kallëzim ndaj veterinerit I.B, pasi siç pretendon ai, e ka çuar
macen e tij për ta mjekuar pas një plage.
Ai thotë se
veterineri nuk ka treguar kujdesin e duhur për
macen dhe si pasojë kafsha shtëpiake ka ngordhur.
I riu dhe familja e tij bëjnë përgjegjës veterinerin.
Në raportin e referimit në Prokurori të veprës penale thuhet se L.P ka shkuar në një
veterineri në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë, pas i
macja e tij kishte një plagë në buzën e poshtme.
L.P tregon se
veterineri kishte thënë se plaga nuk është shqetësuese dhe e kishte mjekuar me anë të një pomade, madje i kishte dhënë edhe disa ilaçe për mjekim të mëvonshëm, ku sipas veterinerit
macja do të shërohej pas tre katër ditësh.
Por sipas L.P ende pa shkuar në banesën e tij
macja ka ngordhur dhe ai është kthyer menjëherë në
veterineri.
Veterineri I.B i ka bërë dy gjilpëra por pa mundur ta ktheje në jetë
macen. Ai më pas telefonoi policinë për të bërë kallëzimin pasi, sipas tij, për
macen nuk është treguar kujdesi i nevojshëm. Ai kërkon që veterinerit t’i mbyllet dyqani si dhe t’i hiqet licenca, pasi beson se ai nuk ka kualifikimin e duhur.
I riu kërkon që çështja të ndiqet në mënyrë ligjore dhe
veterineri të marrë ndëshkimin e merituar.
Ndërkohë në pyetje është marrë edhe
veterineri I.B i cili ka treguar të njëjtin version si 27-vjeçari por ka thënë se pas ngjarjes familjarët e 27-vjeçarit e kanë kërcënuar, sharë dhe thyer xhamin e veterinerisë. Ai mendon se ngordhja e maces ka ardhur nga ndonjë reaksion alergjik që mund të ketë shkaktuar pomada dhe që mund të jetë stimuluar nga ndonjë sëmundje kardiake që ka patur
macja.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 17:16