I ngjitur mbi vinç, të riun shqiptar e godet rrufeja dhe bie mbi 8 metra
Dy punëtorë që po punon në një shtyllë elektrike nëpërmjet një vinçi janë goditur nga rrufeja.

Një burrë 35-vjeçar i cili po kryente montimet në rrjet, ra nga platforma e vinçit për rreth 8 metra dhe pësoi lëndime të ndryshme.

Pa vetëdije, ai u dërgua me kod të kuq në spital në Cisanello. Kolegu u godit gjithashtu nga shkarkesa, por nuk ra dhe u dërgua në Versilia për ekzaminime.

Mediat italiane shkruajnë se 35 vjeçari është me origjinë shqiptare dhe banon në Lucca.

Ai pësoi atak kardiak pas rënies, por u ringjall në vend pas ndërhyrjes së urgjencës, megjithatë u dërguaspital pa vetëdije.
Shtuar më 08/05/2020, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori