Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 33-vjeçari

Një makinë ka përplasur një 33-vjeçar me motomjet pak minuta pas mesnate ku si pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek pallati me Shigjeta.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethaneve të aksidentit.

Njoftim policie

Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.10.2022 08:10