I ngacmonte në zyrë dhe me SMS, kush është "shamikuqja" e Xhelal Mziut të Kamzës
Skandali me djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja ku akuzohet se ka tortuaruar dhe përndjekur Xhisela Malokun, riktheu në vëmendjen e publikut një tjetër skandal të disa viteve më parë.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Open" të Eni Vasilit u diskutua gjatë mbi rastin e Xhisiela Malokut dhe deklaratat e saj që për disa ishin bindëse, e për të tjerë plotë kontradikta.

E ftuar në panelin e opinionistëve ishte edhe Mirela Arqimandriti, nga Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Gjatë fjalës së saj ajo solli në kujtesë rastin e një tjetër femre si puna e Xhisielës, e cila ishte ngacmuar e përndjekur jo nga djali i një deputeti, por siç tha Mirela, nga vetë Xhelal Mziu, aktualisht kryetar i bashkisë Kamëz.

"Ne kemi ndihmuar Ndriçimen që ngacmohej nga Xhelal Mziu. Ajo ka shkuar ka kërkuar ndihmë dhe sot jeton jashtë shtetit. JetonBruksel. I kemi bërë asaj letrat e duhura që ajo të shkonte dhe të mbrohej në Bruksel, sepse nuk e mbronte njeri këtu", u shpreh Arqimandriti.
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori