I ngacmoi gruan, pronari vret me armë klientin e dehur
Pëlqej
Mesnatën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Viktima është shtetasi Judmir Stambolliu.

Mesohet se në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë pronari punonte bashke me gruan e tij.

Viktima, pasi kishte konsumuar alkool ka ngacmuar gruan e pronarit dhe ka tentuar ta prekë me dorë.

Pronari i lokalit, u ngjit ne banese, rrembeu armen e gjahut dhe e qelloi klientin. Kur e ndaloi policia ai nuk beri asnje rezistence.

Njoftimi i policise:

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.

Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:

fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.






Shtuar më 12/12/2017, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori