I ndryshoi ngjyra e lëkurës pas infektimit me COVID-19, vdes mjeku kinez (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë mjeku kinez, Hu Weifeng pas një beteje pesë mujore me pandeminë e koronavirusit.

42-vjeçari u konfirmua pozitiv me koronavirus që në muajin janar, ndërsa që prej atëherë ndodhej i shtruar në një spital në Wuhan.

Mjeku kishte më shumë se një muaj që kishte kaluar në njësinë e kujdesit intensiv, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar goxha. Rasti i tij shënoi një fenomen të rrallë, teksa lëkura e tij ndryshoi ngjyrë duke u errësuar.

Besohet se lëkura e tij u errësua për shkak të antibiotikut me të cilin ai po trajtohej. Edhe kolegut të tij, mjekut Yi Fan iu errësua lëkura, por ky i fundit arriti që të mposhte sëmundjen.

Shtuar më 02/06/2020, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori