I ndërprenë fjalën Ramës, kush janë dy studentët që u nxorrën jashtë dhe u shoqëruan në polici
Një incident i ndodhi kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me studentët e mjekësisë.

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në Komisariatin numër 1 në kryeqytet.

Sipas Lëvizjes për Universitetin, nga Policia janë shoqëruar dy aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita, të cilët janë nxjerrë me forcë nga salla nga truprojat e kreut të qeverisë.

“Aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre,”-shkruhet ndër të tjera.

I ndërprenë fjalën kryeministrit, kush janë dy studentët që u nxorrën jashtë sallës nga truprojat e Ramës, shoqërohen në Komisariatin nr.1

I ndërprenë fjalën Ramën, kush janë dy studentët që u nxorrën jashtë dhe u shoqëruan në polici

Shtuar më 20/02/2020, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori