I ndan vajzën, krushku vret krushkun pasi i kërkon të pamundurën...
Pas ndarjes së vajzës nga burri, babai i saj i ka kërkuar familjes së dhëndërit 4 gjaqe dhe 200 mijë euro.

I ndjeri Ismet Sfishta u vra nga babai i dhëndërit por gruaja e tij Fatime Sherife thote se ngjarja ka ndodhur pa dashje dhe për vetëmbrojtje.

Ajo ka dëshmuar të hënën në gjykimin që po zhvillohet kundër burrit të saj, Hysen Sherifi, i cili është akuzuar për vrasjen e babait të djalit, Ismet Sfishta, në vitin 2015 në Komunën e Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Para gjykatës, dëshmitarja ka thënë se në ditën kritike ka qenë e pranishme kur ka ndodhur vrasja. Mirëpo, sipas saj, burri nuk ka dashur ta vrasë të ndjerin, por këtë e ka bërë në vetëmbrojtje.

“..ai (Ismeti) ka ardhur dhe na ka sulmuar para derës së shtëpisë. Unë dhe Hyseni kemi qenë duke hyrë me veturë në shtëpi.

E ka goditur burrin me kamionetë të bardhë dhe e ka gjuajtur mbi haubë të veturës sonë. Pastaj burri ka dalë nga ana ime dhe e ka nxjerrë revolen.

Në ato momente Ismeti ka tentuar edhe një herë të na godasë dhe pastaj burri ka shtënë në drejtim të tij”, ka rrëfyer Fatimja. /albeu.com/



Shtuar më 25/04/2017, ora 07:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori