Aksident i rëndë në Librazhd, makina bie në përrrua, humb jetën çifti nga Devolli

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”.

Policia bën me dije se drejtesi i një automjeti tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Për fat të keq ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjerja, të cilët mësohet se kanë qenë çift.

“Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet./albeu.com/ 

 


Shtuar 3.04.2023 09:14