I moshuari qëllon gruan me vegël bujqësore, më pas vret veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një i moshuar ka vrarë veten, pasi qëlloi bashkëshorten me një vegël bujqësore.

Sipas njoftimit të Policisë, 70-vjeçari V.E. ka qëlluar me vegël bujqësore bashkëshorten e tij pas një grindjeje, duke e plagosur rëndë në kokë. Mësohet se ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi veten, duke menduar se e kishte vrarë bashkëshorten.

Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe po merr mjekim. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori