I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, po lahej me të vëllanë
Një 80 vjeçar ka gjetur vdekjen në liqenin e Pogradecit mesditën e sotme. Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasit K.A, banues në fshatin Bregas-Maliq.

“Pas marrjes të njoftimit, në ndihmë të K.A, është nisur një motorskaf i shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec. Shtetasi i mësipërm pas daljes në breg, nuk ka dhënë shenja jete. Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij, ku së bashku me këtë të fundit në mesditë, janë larë disa herë të tjera në liqen”, sqaron Policia.

Trupi i pajetë i shtetasit K.A, është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, nderkohë që paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2017, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori