I mori makina përpara, vdesin dy këmbësore në Gjirokastër
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Jorgucat në Gjirokastër.

Dy gra kanë humbur jetën dhe një e tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se një makinë që vinte nga Kakavija ka përplasur tre gratë të cilat ishin punëtore fushe dhe po lëviznin me këmbë në anë të rrugës, pasi kishin mbledhur bime medicinale.

Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas burimeve, Leonidha Klemo eshte shoferi qe perplasi grate i cili eshte shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe po merret në pyetje. /albeu.com /
Shtuar më 08/06/2018, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori