I mori jetën vajzës së tij 20 vjeç, zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit
Akoma nuk është harruar ngjarja e rëndë që tronditi Italinë dhe Shqipërinë në korrik të këtij viti.

Babi vrau vajzën e tij, 20 vjeçare me thikë në makinë.

Shqiptari Petrit Lekaj, u arrestua pasi dyshohej se vrau vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare.

Viktima u gjet pa jetë në makinën e familjes, pranë banesës së tyre në Kidman Park. Kurse babai 49-vjeçar u gjet pranë makinës, me plagë të rënda në bark

Fillimisht u tha se babai e vrau vajzën pasi ajo kishte dalë me shoqet natën vonë.

Lekaj e ka pranuar fajin, por mësohet se do i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik.

Ngjarja shkaktoi tronditje për shkak se bëhej fjalë për një familje të nderuar në komunitet. Megjithatë gazetat australiane shkruajnë se Lekaj kishte një histori kriminale.

Sipas "Adelaide Noë", ai i ishte burgosur për trafik heroine dy dekada më parë. Po ashtu, Lekaj kishte një seri dënimesh për krime droge.
Shtuar më 09/12/2019, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori