I mori jetën djalin të xhaxhait, ekstradohet nga Londra 35 vjeçari
Një shqiptar i cili është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e djalit të xhaxhit është ekstraduar në Shqipëri nga Londra.

“Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës.

34 vjeçari vrau me thikë djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehun në zonën e Bathores dhe më pas arriti të arratisej duke i shpëtuar përkohësisht dënimit në Shqipëri.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Një sasi prej 120 mijë lekë të vjetra që dyshohej se ishte vjedhur nga një vajzë 8-vjeçare është bërë shkak i konfliktit në Kamëz 4 vjet më parë e që më pas përfundoi me një viktimë.

Dy djem xhaxhallarësh, Granit dhe Milazim Shehu, u grindën me njëri tjetrin, pasi Graniti akuzonte Milazimin se vajza e tij, kishte vjedhur në banesën e Granitit një sasi prej 120 mijë lekë të vjetra.

Milazimi, nuk e ka pranuar këtë akuzë. Por fill pas kësaj, dy kushërinjtë të gjendur në rrugë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku Graniti ka vrarë me thikë Milazimin.

Për këtë vrasje, Granit Shehu u shpall në kërkim, pas dënimit nga gjykata e Tiranës me akuzën e “Vrasjes me paramendim”.

Në shkurt të këtij viti Granit Shehu u arrestua në Londër për llogari të shtetit shqiptar e ndërsa sot është bërë edhe ekstradimi i tij duke e riatdhesuar.
Shtuar më 23/11/2019, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori