I mori jetën 53-vjeçarit, hetimet i japin lirinë 25-vjeçares shqiptare
Një e re shqiptare ka fituar lirinë edhe pse vrau një 53-vjeçar italia.

Aurela Perhati, 25-vjecarja shqiptare që ishte akuzuar për vrasje është liruar pasi e bëri për vetëmbrojtje, thonë gjyqtarët.

Për këtë arsye është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga árresti shtëpiak.

Mediat italiane thonë se nga hetimet u zbulua që e reja kreu këtë veprim që të shpëtonte nga përdhunimi, megjithëse synimi i saj nuk ishte ti shkaktonte vdekjen.

Aurela Perhati banonte në komunën Ovada në provincën e Alessandrias dhe në janar të këtij viti ra në pranga pasi i mori jetën 53-vjeçarit italian Massimo Garitta. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori