I mori burrin e motrës, Adriana kërcënon mjeken nga Berati
Një ngjarje e turpshme ka ndodhur mes dy grave në qytetin e Beratit, ku njëra prej tyre ka kanosur tjetrën dhe shkak për këtë ngjarje është bërë një mashkull.

Policisë së qyteti i është drejtuar 35-vjeçarja Brunilda Bërxurri, e cila ka thënë para uniformave blu se një 48-vjeçare e kërcënon dhe mbi të gjitha, nuk e lë të qetë si nëpërmjet ngacmimeve në telefon, por edhe kur ndeshen në rrugë e gjithkund.

Sipas Brunildës, e cila punon si mjeke patologe në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, shkak për këtë ngjarje është bërë divorci i motrës së 48-vjeçares Adriana Koçi pak kohë më parë.

Për këtë divorc gruaja akuzonte mjeken si shkaktare, pasi ajo u martua më pas me ish-kunatin e saj, siç raporton "BalkanWeb".

Martesa e mjekes me ish-burrin e motrës duket se nuk është pranuar nga ana e 48-vjeçares,e cila e ka ndjekur prej disa kohësh 35-vjeçaren dhe e ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve.

Kjo ka bërë që mjekja të kërkojë më pas ndihmën e policisë duke depozituar telefonin e saj dhe nga verifikimi i tabulateve telefonike është bërë edhe identifikimi i gruas kërcënuese, e cila tashmë do të përballet me akuzën e “Kanosjes”.










Shtuar më 09/10/2017, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori