"I more ato", Salianji nxjerr përgjimet e reja mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të policisë (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në Opinion ka publikuar sipas tij disa përgjime të reja mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të policisë së Fierit.

Në audi-incizimin, Fredi Alizoti teksa flet me Drejtorin e Policisë së Fierit, i kërkon që të flasë me shefin e madh.

Po ashtu e pyet nëse i mori “ato”.

“Do t’i thuash pak shefit të më takojë” i thotë Fredi Alizoti.

Drejtori i policisë: Shefi është jashtë, ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu. Këto që po të them unë që është këtu, apo nuk është këtu t’i verifikoje.

Fredi Alizoti: Unë dua të flas me njeri tjetër.

Drejtori i policisë: Të prokurorit nuk ke numër? /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori