I mbytur në djersë, Rama shpall fitoren e PS në votimet e sotme
I mbytur në djersë për shkak të temperaturave të larta apo pjesëmarrjes tepër të ulët, Rama shpalli fitoren në votime duke thënë se tashmë në bashkitë e djathta që do të drejtohen nga socialistët nuk do të ketë largime masive nga puna.

Rama gjithashtu deklaroi se PS duhet të hapet ndaj personave që janë të aftë, por mendojnë ndryshe nga ata.

Rama ka deklaruar se PS pas këtyre votimeve ka marrë një borxh marramendës, ndërkohë që ka theksuar se do të nis të programojë korrigjimet e nevojshme.

“Kjo meritë është shumë sigurisht, nuk është pak. Nga nesër, 30 qershori është thjesht histori. Ndërsa vitet që do ta pasojnë, nga nesër dhe fundit të mandatit qeverisës dhe katër vitet e mandatit të vendorëve. Është një borxh marramendës, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse sfida nga sot është shumë më e vështirë.

Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar për të analizuar situatën në familjen tonë politike duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë që sot nuk munguan.

Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri qoftë me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Sot janë aty ku e meritojnë në gropën ku duan të fusin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë”, ka thënë ai.
Shtuar më 30/06/2019, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori