I mbijetoi tërmetit shktërrues, Aureli ka një dhuratë speciale për kryemnistrin (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama vizitoi dje në spitalin e Traumës dy fëmijët e mbijetuar nga tërmeti që goditi vendin tonë.

Rama nuk nguroi që të shkonte për t’u lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt.

Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin.

Pavarësisht dhimbjes dhe traumës që ka kaluar, vogëlushi kishte përgatitur një dhuratë për kryeministrin. Ai i dha një çokollatë Ramës, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Biseda e kryeministrit Edi Rama me Aurel Lalën

Aurel Lala: Kam shembje te krahu dhe nofulla
Edi Rama: Ti më kërkoje mua, po përse me doje?
Aurel Lala: Doja të shikoja nga afër
Edi Rama: Si të dukem nga afër? Si gogol?
Aurel Lala: Jo!
Edi Rama: Ku ka tërmet që të mposht ty, ti je si pallat. Loz basketboll ti?
Aurel Lala: Po! Basketbolli dhe futbolli, por për futbollin e kam topin
Edi Rama: Më thanë se është një cun që të kërkon, nuk del nga spitali po nuk erdhi Edi Rama, do të rrish edhe nesër në spital.
Babai: Ky është tifoz i Juventusit.
Aurel Lala i bën dhuratë kryeministrit një çokollatë
Edi Rama: Rrofsh, do ta takohemi sërish bashkë. Por Facebook-un do ta mbyll. Ti nuk duhet të merresh me Facebook se e bën njeriun budalla, ishalla shpëtoj unë. Ti duhet libra dhe sport. Këtë (cokollatën) do ta mbaj kujtim në kryeministri prej teje, kur të vish do ta shikosh.


Shtuar më 01/12/2019, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori