Aksident në Fier, ka të plagosur

Një aksident është shënuar sot në bypass-in e Fierit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Raportohet se kanë marrë lëndime të lehta.

Ata janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 1.04.2023 22:44