I mashtronte qytetarët për një vend pune në shtet, arrestohet e reja nga Elbasani
Pëlqej
kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinatorja”, policia ndaluar shtetasen me inicialet K.K., 28 vjeçe banuese në Elbasan.

Ndalimi i saj, u bë në kuadër të një proçedimi penal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.07.2017">2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 245/1 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Kjo shtetase, dyshohet të ketë mashtruar shumë persona, pasi duke u prezantuar si koordinatore e një shoqate dhe pasi merrte kontakt me njerëz të ndryshëm dyshohet ti ketë marrë 500 – 2000 Euro në këmbim të një vendi pune në administratë shtetërore. Këtë aktivitet, dyshohet ta ketë bërë nga muaji Maj 2016 – Mars 2017">2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori